Një konflikt për motive të dobëta në një subjekt në aksin Rrogozhinë-Kavajë ka përfunduar me kanosje me armë zjarri. Policia arrestoi një 33-vjeçar dhe sekuestroi pistoletën e dyshuar si dhe municion luftarak të kalibrave të ndryshëm.

Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Kavajë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti ka kanosur me armë zjarri një 19-vjeçar.

Reklame

Operacioni policor është koduar “Reaction” dhe u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë pas marrjes së informacionit për konfliktin e ndodhur në fshatin Kryeluzaj.

Kanosja me pistoletë pas konfliktit

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një subjekt përgjatë aksit rrugor Rrogozhinë-Kavajë.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Lushnjë, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri shtetasin D. T., 19 vjeç, banues në fshatin Kryeluzaj.

Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe identifikimin e autorit të dyshuar.

Pistoleta u gjet e fshehur pranë vendit të ngjarjes

Gjatë kontrolleve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar pistoletën që dyshohet se është përdorur për kanosjen.

Sipas uniformave blu, 33-vjeçari e kishte fshehur armën pranë vendit ku kishte ndodhur konflikti, në fshatin Kryeluzaj.

Kontrolli vijoi edhe në banesën e tij, ku Policia njofton se gjeti dhe sekuestroi municion luftarak të kalibrave të ndryshëm.

Pistoleta dhe municioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Për çfarë akuzohet 33-vjeçari?

A. H. është arrestuar për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Kanosja”.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe të përgjegjësisë ligjore të personave të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe”

Durrës/ Mbetet në burg 76-vjeçari për vrasjen e vëllait në Kavajë

Rrogozhina kundër shkrirjes së bashkisë, Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Kavajën

Reklame