Tensione janë shënuar gjatë protestës pranë Kuvendit, ku Policia ka tentuar të shoqërojë kreun e “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, Lapaj ka ndërhyrë në momentin kur policia po tentonte të shoqëronte gazetarin Shpend Gashi.
Gjatë përplasjes me efektivët, Lapaj ka mbetur i lënduar. Sipas pretendimeve nga protestuesit, gjatë ndërhyrjes është përdorur forcë nga ana e policisë.
Pamjet nga protesta pritet të hedhin më shumë dritë mbi mënyrën se si u zhvillua ndërhyrja dhe rrethanat në të cilat Lapaj mbeti i lënduar.
Ndërkohë, protesta vijon jashtë Kuvendit, ku janë vendosur forca të shumta policie dhe gardhe metalike përgjatë perimetrit të sigurisë.
Lexo edhe
Tensione në shesh/ Policia merr protestuesit, përplasje te perimetri i Kuvendit
“Rama ik!”/ Qindra protestues përballë Kuvendit, thirrje policisë: “Bashkohuni me ne!”













