Advertisement

Një shembje masive gurësh dhe dherash ka ndodhur gjatë orëve të mesnatës në aksin rrugor Pukë – Fushë Arrëz, në afërsi të Kroit të Zojës.

Si pasojë e rrëshqitjes së dheut, segmenti rrugor është bllokuar plotësisht, duke penguar qarkullimin e automjeteve në të dyja drejtimet.

Reklame

Në vendngjarje ndodhen ekipet e punës, të cilat po punojnë intensivisht për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit normal sa më shpejt të jetë e mundur.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të përdorin rrugë alternative deri në hapjen e plotë të segmentit dhe të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit në këtë zonë, për shkak të rrezikut të mundshëm të rrëshqitjeve të tjera.

Reklame