Advertisement

Në kuadër të planit të masave për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, kanë lokalizuar dhe arrestuar gjatë ditës së sotme në Fushë Milot, shtetasin Hashim Lama, 28 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 5 vite e 4 muaj burgim për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Reklame

Pas kapjes, materialet procedurale u referuan në SPAK, për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht në evidentimin dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, me qëllim forcimin e rendit dhe sigurisë publike.

Reklame