{"id":19677,"date":"2026-04-16T08:52:45","date_gmt":"2026-04-16T06:52:45","guid":{"rendered":"https:\/\/tempull.com\/?p=19677"},"modified":"2026-04-16T08:52:45","modified_gmt":"2026-04-16T06:52:45","slug":"terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/tempull.com\/index.php\/2026\/04\/16\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\/","title":{"rendered":"T\u00ebrheqje apo zhvendosje e trupave amerikane, \u00e7far\u00eb e pret NATO-n?"},"content":{"rendered":"<p>Udh\u00ebtimi i sekretarit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb NATO-s, Mark Rutte, n\u00eb Shtetet e Bashkuara m\u00eb 8\u201312 prill u paraqit bujsh\u00ebm si moment \u201cvendimtar\u201d p\u00ebr aleanc\u00ebn ushtarake.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se Uashingtonin po zem\u00ebrohej gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga mungesa e perceptuar e ndihm\u00ebs nga aleat\u00ebt evropian\u00eb p\u00ebr bombardimet ndaj Iranit dhe p\u00ebr mbajtjen hapur t\u00eb Ngushtic\u00ebs s\u00eb Hormuzit, thuhej se presidenti Donald Trump do t\u00eb p\u00ebrpiqej t\u2019i t\u00ebrhiqte Shtetet e Bashkuara nga NATO-ja.<\/p>\n<p>Kjo nuk ndodhi kur Trump dhe Rutte u takuan n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb m\u00eb 8 prill. Por, k\u00ebrc\u00ebnimi mbetet, ashtu si\u00e7 mbesin edhe kritikat e SHBA-s\u00eb ndaj aleanc\u00ebs. Megjithat\u00eb, duket se \u00ebsht\u00eb nj\u00ebfar\u00eb rruge q\u00eb NATO-ja t\u00eb mbetet e paprekur dhe e r\u00ebnd\u00ebsishme, p\u00ebrfshir\u00eb vazhdimin e shpenzimeve p\u00ebr mbrojtjen dhe p\u00ebr evropian\u00ebt t\u00eb jen\u00eb m\u00eb aktiv\u00eb n\u00eb Lindjen e Mesme. Mund t\u00eb thuhet me t\u00eb drejt\u00eb se vizita e ish-kryeministrit holandez p\u00ebrb\u00ebnte rreziqe.<\/p>\n<p>Trump p\u00ebr dit\u00eb me radh\u00eb kishte sulmuar aleat\u00ebt e tij, duke i akuzuar vendet evropiane p\u00ebr \u201cnj\u00eb gabim shum\u00eb t\u00eb marr\u00ebzish\u00ebm\u201d dhe se \u201cNATO-ja nuk ka b\u00ebr\u00eb absolutisht asgj\u00eb\u201d lidhur me Iranin.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu riktheu k\u00ebrc\u00ebnimet p\u00ebr planet e tij politike ndaj Grenland\u00ebs, duke shqet\u00ebsuar edhe m\u00eb shum\u00eb Brukselin, nd\u00ebrsa sekretari i Shtetit, Marco Rubio, vuri n\u00eb dukje se Uashingtoni do t\u2019i \u201crishqyrtoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me NATO-n\u201d pasi t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb fushata ndaj Iranit.<\/p>\n<p>Kritikat vazhduan edhe pas takimit Trump-Rutte, dhe presidenti amerikan shkroi n\u00eb Truth Social se \u201cNATO-ja nuk ishte aty kur na duhej, dhe nuk do t\u00eb jet\u00eb aty n\u00ebse na duhet s\u00ebrish. Kujtoni Grenland\u00ebn, at\u00eb cop\u00eb t\u00eb madhe akulli t\u00eb keqmenaxhuar!!!\u201d Megjithat\u00eb, leht\u00ebsimi n\u00eb Bruksel ishte i duksh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>T\u00ebrheqje apo zhvendosje e trupave amerikane?<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb burim, duke folur n\u00eb kushte anonimiteti, tha se kishte \u201cleht\u00ebsim sepse nuk pat\u00ebn deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shtyp apo konferenc\u00eb pas takimit, ku do t\u00eb merrnim edhe m\u00eb shum\u00eb kritika publike\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr tha se ishte \u201cnj\u00eb situat\u00eb e p\u00ebrzier\u201d.<\/p>\n<p><em>\u201cNuk ishte shum\u00eb mir\u00eb, por mund t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb keq; ishte qartazi nj\u00eb mund\u00ebsi e dobishme p\u00ebr Trumpin q\u00eb t\u00eb shfrynte zem\u00ebrimin e tij<\/em>\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p><em>\u201cVet\u00eb fakti q\u00eb takimi ndodhi vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pas shpalljes s\u00eb nj\u00eb arm\u00ebpushimi dyjavor u pa gjithashtu si nj\u00eb \u2018rast\u00ebsi fatlume\u2019\u201d<\/em>, pasi udh\u00ebtimi ishte planifikuar prej koh\u00ebsh.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb synohej nj\u00eb t\u00ebrheqje e plot\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara nga aleanca, di\u00e7ka q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb shumic\u00eb pothuajse t\u00eb pamundur prej dy t\u00eb tretash n\u00eb Senatin amerikan, duket se Uashingtoni mund t\u00eb shqyrtoj\u00eb zhvendosjen e trupave nga vendet p\u00ebr t\u00eb cilat mendon se nuk e kan\u00eb ndihmuar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Iranit.<\/p>\n<p>Por, kjo ishte di\u00e7ka q\u00eb shumica e aleat\u00ebve evropian\u00eb e kishin pritur gjithsesi, pasi kufizime t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb numrit t\u00eb trupave amerikane ishin diskutuar n\u00eb aleanc\u00ebn ushtarake prej muajsh, megjith\u00ebse nuk jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shifra konkrete.<\/p>\n<p>N\u00eb Evrop\u00eb jan\u00eb rreth 70.000 trupa amerikane t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb 30 baza, t\u00eb cilat p\u00ebrdoren si p\u00ebr parandalim, ashtu edhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur operacione si ato n\u00eb Lindjen e Mesme. Kjo dobishm\u00ebri n\u00ebnkupton se shumica e kryeqyteteve evropiane besojn\u00eb se amerikan\u00ebt do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb, ndon\u00ebse n\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb kufizuar.<\/p>\n<p>\u201cShtetet e Bashkuara nuk do t\u00eb largohen, por do t\u00eb luajn\u00eb rol dyt\u00ebsor n\u00eb Evrop\u00eb, por, n\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra, tashm\u00eb e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb\u201d, tha nj\u00eb diplomat evropian p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb (REL), duke shtuar se \u00e7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb tamam \u201ctrupat n\u00eb terren\u201d, por njer\u00ebz si oficer\u00ebt e inteligjenc\u00ebs, ku \u201cnj\u00eb boshll\u00ebk i caktuar tashm\u00eb ekziston\u201d.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb NATO m\u00eb evropiane?<\/strong><\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Rutte po p\u00ebrpiqej t\u2019u jepte interpretim pozitiv gj\u00ebrave.<\/p>\n<p>Rutte, i cili n\u00eb Bruksel shihet si \u201cp\u00ebshp\u00ebrit\u00ebsi i Trumpit\u201d n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo gjithmon\u00eb lavd\u00ebruese, duke vizituar SHBA-n\u00eb pati nj\u00eb mund\u00ebsi tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb lavd\u00ebruar presidentin amerikan.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr CNN-n pas takimit n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, ai tha se ishte \u201cnj\u00eb diskutim shum\u00eb i hapur dhe i sinqert\u00eb, por gjithashtu nj\u00eb diskutim mes miqsh t\u00eb mir\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu e pranoi se presidenti ishte \u201cqartazi i zhg\u00ebnjyer me shum\u00eb aleat\u00eb t\u00eb NATO-s, dhe un\u00eb i kuptoj pik\u00ebpamjet e tij\u201d.<\/p>\n<p>Derisa disa diplomat\u00eb evropian\u00eb sugjeruan se jo t\u00eb gjitha kryeqytetet e BE-s\u00eb ishin t\u00eb k\u00ebnaqura me disa nga q\u00ebndrimet e Ruttes, ve\u00e7an\u00ebrisht pohimin e tij se nuk ka asnj\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb organizat\u00eb se lufta \u00ebsht\u00eb e paligjshme, dhe t\u00eb tjer\u00eb u ndien n\u00eb siklet kur ai refuzoi t\u00eb komentonte mbi k\u00ebrc\u00ebnimin e fundit t\u00eb Trumpit p\u00ebr ta shuar nj\u00eb qytet\u00ebrim t\u00eb t\u00ebr\u00eb, ata gjithsesi mendonin se takimi shkoi aq mir\u00eb sa mundej.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, n\u00eb nj\u00eb fjalim n\u00eb Fondacionin dhe Institutin Presidencial Ronald Reagan m\u00eb 11 prill, Rutte p\u00ebrshkroi at\u00eb q\u00eb ai e sheh si nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebrpara samitit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb NATO-s n\u00eb Ankara n\u00eb korrik, duke kund\u00ebrshtuar sugjerimet se aleanca \u00ebsht\u00eb n\u00eb r\u00ebnie.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb lejoni t\u00eb jem i qart\u00eb: kjo aleanc\u00eb nuk po \u2018pretendon se asgj\u00eb nuk po ndodh, si\u00e7 do t\u00eb thoshit ju n\u00eb Shtetet e Bashkuara\u201d, tha ai. \u201cAleat\u00ebt e pranojn\u00eb, dhe un\u00eb e pranoj, se jemi n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb ndryshimesh t\u00eb thella n\u00eb aleanc\u00ebn transatlantike. Evropa po e merr nj\u00eb pjes\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe dhe m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb detyr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb siguruar mbrojtjen e saj konvencionale. Dhe, nga kjo nuk ka kthim mbrapa dhe as nuk duhet t\u00eb ket\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ai theksoi se kur avion\u00ebt rus\u00eb shkel\u00ebn hap\u00ebsir\u00ebn ajrore t\u00eb\u00a0Estonis\u00eb\u00a0vjesht\u00ebn e kaluar, ishin avion\u00ebt italian\u00eb, finlandez\u00eb dhe suedez\u00eb q\u00eb i zmbraps\u00ebn. Dhe, kur dron\u00ebt rus\u00eb dep\u00ebrtuan n\u00eb territorin polak vitin e kaluar, ishte nj\u00eb avion luftarak holandez F-35 q\u00eb q\u00eblloi ndaj tyre. Evropa dhe Kanadaja mund t\u2019i rrisin shpenzimet p\u00ebr mbrojtje. Raporti vjetor i NATO-s tregoi se t\u00eb gjith\u00eb aleat\u00ebt, p\u00ebrve\u00e7 Hungaris\u00eb dhe Sllovakis\u00eb, kan\u00eb rritur shpenzimet e tyre n\u00eb vitin 2025 krahasuar me vitin e m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>NATO-ja n\u00eb Lindjen e Mesme?<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb diplomat i NATO-s theksoi se \u201cAnkaraja do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb fest\u00eb buz\u00ebqeshjesh dhe do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb vetme: parat\u00eb, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim po ecim mir\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Por n\u00eb t\u00eb ardhmen, nuk do t\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr sa shpenzojn\u00eb evropian\u00ebt p\u00ebr mbrojtjen e tyre. Ata duhet t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb dobishm\u00ebrin\u00eb e tyre p\u00ebr Uashingtonin p\u00ebrtej kontinentit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Derisa v\u00ebmendja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar shum\u00eb te Spanja e cila nuk i lejoi Shtetet e Bashkuara t\u2019i p\u00ebrdorin bazat e saj n\u00eb fushat\u00ebn ndaj Iranit, NATO-ja ka qen\u00eb e etur t\u00eb theksoj\u00eb se shumica e aleat\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb ndihmojn\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, Gjermania, Portugalia dhe Mbret\u00ebria e Bashkuar e kan\u00eb lejuar Uashingtonin t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb bazat n\u00eb vendet e tyre. Franca gjithashtu ka dh\u00ebn\u00eb drit\u00ebn jeshile p\u00ebr pranin\u00eb e avion\u00ebve amerikan\u00eb p\u00ebr misione q\u00eb mb\u00ebshtesin partner\u00ebt e Gjirit.<\/p>\n<p>Dhe Gjiri i Sud\u00ebs n\u00eb ishullin grek t\u00eb Kret\u00ebs, p\u00ebr shembull, u p\u00ebrdor nga aeroplanmbajt\u00ebsi amerikan, USS Gerald R. Ford, p\u00ebr furnizim, karburant dhe riparime para se t\u00eb vazhdonte drejt Splitit n\u00eb Kroaci p\u00ebr mir\u00ebmbajtje t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>NATO-ja do t\u00eb jet\u00eb e etur t\u00eb theksoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb k\u00ebta shembuj n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Trumpi nuk b\u00ebri k\u00ebrkesa konkrete n\u00eb takimin n\u00eb Uashington, zyrtar\u00ebt e NATO-s e pranojn\u00eb se aleat\u00ebt individual\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Oana Lungescu, ish-z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e NATO-s q\u00eb tani punon si studiuese n\u00eb Institutin Mbret\u00ebror t\u00eb Sh\u00ebrbimeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Studime t\u00eb Mbrojtjes dhe Siguris\u00eb (RUSI), i tha REL-it se gj\u00ebra m\u00eb konkrete mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb horizont para ose gjat\u00eb takimit n\u00eb Ankara.<\/p>\n<p>\u201cDerisa n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb nuk ka diskutim p\u00ebr nj\u00eb mision t\u00eb NATO-s, Rutte po luan rol ky\u00e7 prapa skenave n\u00eb koordinim me kryeministrin britanik Keir Starmer dhe presidentin francez Emmanuel Macron, duke formuar nj\u00eb koalicion t\u00eb vullnetit p\u00ebr t\u00eb siguruar Ngushtic\u00ebn e Hormuzit sapo t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb armiq\u00ebsit\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb kryer planifikim t\u00eb kujdessh\u00ebm ushtarak\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>\u201cAleat\u00ebt mund t\u00eb shqyrtojn\u00eb gjithashtu m\u00ebnyra p\u00ebr ta vendosur stabilizimin e Lindjes s\u00eb Mesme n\u00eb agjend\u00ebn e samitit t\u00eb NATO-s n\u00eb Ankara n\u00eb korrik, duke ftuar Ukrain\u00ebn dhe partner\u00eb nga Gjiri dhe Indo-Paq\u00ebsori, shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb koalicionin e vullnetit\u201d.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Udh\u00ebtimi i sekretarit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb NATO-s, Mark Rutte, n\u00eb Shtetet e Bashkuara m\u00eb 8\u201312 prill u paraqit bujsh\u00ebm si moment \u201cvendimtar\u201d p\u00ebr aleanc\u00ebn ushtarake. Duke qen\u00eb se Uashingtonin po zem\u00ebrohej gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga mungesa e perceptuar e ndihm\u00ebs nga aleat\u00ebt evropian\u00eb p\u00ebr bombardimet ndaj Iranit dhe p\u00ebr mbajtjen hapur t\u00eb Ngushtic\u00ebs s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19678,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"tdm_status":"","tdm_grid_status":"","footnotes":""},"categories":[25,21,20],"tags":[],"class_list":["post-19677","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-bota","category-nderkombetare"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v28.1 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>T\u00ebrheqje apo zhvendosje e trupave amerikane, \u00e7far\u00eb e pret NATO-n? - TEMPULL<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/tempull.com\/index.php\/2026\/04\/16\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"T\u00ebrheqje apo zhvendosje e trupave amerikane, \u00e7far\u00eb e pret NATO-n? - TEMPULL\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Udh\u00ebtimi i sekretarit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb NATO-s, Mark Rutte, n\u00eb Shtetet e Bashkuara m\u00eb 8\u201312 prill u paraqit bujsh\u00ebm si moment \u201cvendimtar\u201d p\u00ebr aleanc\u00ebn ushtarake. Duke qen\u00eb se Uashingtonin po zem\u00ebrohej gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga mungesa e perceptuar e ndihm\u00ebs nga aleat\u00ebt evropian\u00eb p\u00ebr bombardimet ndaj Iranit dhe p\u00ebr mbajtjen hapur t\u00eb Ngushtic\u00ebs s\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/tempull.com\/index.php\/2026\/04\/16\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"TEMPULL\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/share\/1G2vUcbV26\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-04-16T06:52:45+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/tempull.com\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/nato-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"640\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"336\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Tempulli\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Tempulli\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/16\\\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/16\\\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"Tempulli\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/8f0ffc579d78b97653c8282fa6e143f8\"},\"headline\":\"T\u00ebrheqje apo zhvendosje e trupave amerikane, \u00e7far\u00eb e pret NATO-n?\",\"datePublished\":\"2026-04-16T06:52:45+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/16\\\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\\\/\"},\"wordCount\":1517,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/16\\\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/04\\\/nato-1.jpg\",\"articleSection\":[\"Aktualitet\",\"Bota\",\"Nderkombetare\"],\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/16\\\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/16\\\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/16\\\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\\\/\",\"name\":\"T\u00ebrheqje apo zhvendosje e trupave amerikane, \u00e7far\u00eb e pret NATO-n? - TEMPULL\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/16\\\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/16\\\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/04\\\/nato-1.jpg\",\"datePublished\":\"2026-04-16T06:52:45+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/16\\\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/16\\\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/16\\\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/04\\\/nato-1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/04\\\/nato-1.jpg\",\"width\":640,\"height\":336},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/16\\\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"T\u00ebrheqje apo zhvendosje e trupave amerikane, \u00e7far\u00eb e pret NATO-n?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/\",\"name\":\"TEMPULL\",\"description\":\"Besueshmeri ne informacion\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/#organization\",\"name\":\"TEMPULL\",\"url\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/10\\\/tmplogo.png\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/10\\\/tmplogo.png\",\"width\":828,\"height\":304,\"caption\":\"TEMPULL\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"},\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/www.facebook.com\\\/share\\\/1G2vUcbV26\\\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/8f0ffc579d78b97653c8282fa6e143f8\",\"name\":\"Tempulli\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b9ff9ea5e521dd90f9a821674c838a21186acb19617f85217962f0fc8abcc083?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b9ff9ea5e521dd90f9a821674c838a21186acb19617f85217962f0fc8abcc083?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b9ff9ea5e521dd90f9a821674c838a21186acb19617f85217962f0fc8abcc083?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Tempulli\"},\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/tempull.com\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/tempull.com\\\/index.php\\\/author\\\/tempulli\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"T\u00ebrheqje apo zhvendosje e trupave amerikane, \u00e7far\u00eb e pret NATO-n? - TEMPULL","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/tempull.com\/index.php\/2026\/04\/16\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"T\u00ebrheqje apo zhvendosje e trupave amerikane, \u00e7far\u00eb e pret NATO-n? - TEMPULL","og_description":"Udh\u00ebtimi i sekretarit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb NATO-s, Mark Rutte, n\u00eb Shtetet e Bashkuara m\u00eb 8\u201312 prill u paraqit bujsh\u00ebm si moment \u201cvendimtar\u201d p\u00ebr aleanc\u00ebn ushtarake. Duke qen\u00eb se Uashingtonin po zem\u00ebrohej gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga mungesa e perceptuar e ndihm\u00ebs nga aleat\u00ebt evropian\u00eb p\u00ebr bombardimet ndaj Iranit dhe p\u00ebr mbajtjen hapur t\u00eb Ngushtic\u00ebs s\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/tempull.com\/index.php\/2026\/04\/16\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\/","og_site_name":"TEMPULL","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/share\/1G2vUcbV26\/","article_published_time":"2026-04-16T06:52:45+00:00","og_image":[{"width":640,"height":336,"url":"https:\/\/tempull.com\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/nato-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Tempulli","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Tempulli","Est. reading time":"8 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/tempull.com\/index.php\/2026\/04\/16\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/tempull.com\/index.php\/2026\/04\/16\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\/"},"author":{"name":"Tempulli","@id":"https:\/\/tempull.com\/#\/schema\/person\/8f0ffc579d78b97653c8282fa6e143f8"},"headline":"T\u00ebrheqje apo zhvendosje e trupave amerikane, \u00e7far\u00eb e pret NATO-n?","datePublished":"2026-04-16T06:52:45+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/tempull.com\/index.php\/2026\/04\/16\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\/"},"wordCount":1517,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/tempull.com\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/tempull.com\/index.php\/2026\/04\/16\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/tempull.com\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/nato-1.jpg","articleSection":["Aktualitet","Bota","Nderkombetare"],"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/tempull.com\/index.php\/2026\/04\/16\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/tempull.com\/index.php\/2026\/04\/16\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\/","url":"https:\/\/tempull.com\/index.php\/2026\/04\/16\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\/","name":"T\u00ebrheqje apo zhvendosje e trupave amerikane, \u00e7far\u00eb e pret NATO-n? - TEMPULL","isPartOf":{"@id":"https:\/\/tempull.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/tempull.com\/index.php\/2026\/04\/16\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/tempull.com\/index.php\/2026\/04\/16\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/tempull.com\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/nato-1.jpg","datePublished":"2026-04-16T06:52:45+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/tempull.com\/index.php\/2026\/04\/16\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/tempull.com\/index.php\/2026\/04\/16\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/tempull.com\/index.php\/2026\/04\/16\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\/#primaryimage","url":"https:\/\/tempull.com\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/nato-1.jpg","contentUrl":"https:\/\/tempull.com\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/nato-1.jpg","width":640,"height":336},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/tempull.com\/index.php\/2026\/04\/16\/terheqje-apo-zhvendosje-e-trupave-amerikane-cfare-e-pret-nato-n\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/tempull.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"T\u00ebrheqje apo zhvendosje e trupave amerikane, \u00e7far\u00eb e pret NATO-n?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/tempull.com\/#website","url":"https:\/\/tempull.com\/","name":"TEMPULL","description":"Besueshmeri ne informacion","publisher":{"@id":"https:\/\/tempull.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/tempull.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/tempull.com\/#organization","name":"TEMPULL","url":"https:\/\/tempull.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/tempull.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/tempull.com\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/tmplogo.png","contentUrl":"https:\/\/tempull.com\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/tmplogo.png","width":828,"height":304,"caption":"TEMPULL"},"image":{"@id":"https:\/\/tempull.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/share\/1G2vUcbV26\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/tempull.com\/#\/schema\/person\/8f0ffc579d78b97653c8282fa6e143f8","name":"Tempulli","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b9ff9ea5e521dd90f9a821674c838a21186acb19617f85217962f0fc8abcc083?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b9ff9ea5e521dd90f9a821674c838a21186acb19617f85217962f0fc8abcc083?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b9ff9ea5e521dd90f9a821674c838a21186acb19617f85217962f0fc8abcc083?s=96&d=mm&r=g","caption":"Tempulli"},"sameAs":["https:\/\/tempull.com"],"url":"https:\/\/tempull.com\/index.php\/author\/tempulli\/"}]}},"amp_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/tempull.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19677","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/tempull.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/tempull.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/tempull.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/tempull.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19677"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/tempull.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19677\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19679,"href":"https:\/\/tempull.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19677\/revisions\/19679"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/tempull.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/19678"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/tempull.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19677"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/tempull.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19677"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/tempull.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19677"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}