Prej orës 10:00, protestuesit janë mbledhur jashtë ambienteve të Kuvendit, ku po zhvillohet protesta.
Deputetët kanë arritur të futen në godinën e Kuvendit pa u sulmuar nga protestuesit.
Më pas, protestuesit janë zhvendosur nga zona e Kuvendit në drejtim të Bllokut të Ministrive, ku situata është tensionuar dhe ka pasur përplasje me efektivët e Policisë.
Sipas të dhënave nga vendngjarja, protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të policisë, ndërsa më pas kanë tentuar të çajnë kordonin e forcave të rendit.
Gjatë përplasjes, një prej protestuesve është shoqëruar nga Policia.
Situata vijon të monitorohet nga forcat e rendit, ndërsa protestuesit mbeten të grumbulluar në zonën e Bllokut të Ministrive.
Lexo edhe:






