Përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të siguruar mbështetje sa më të gjerë për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president ka hasur menjëherë në refuzimin e Partisë Demokratike të Kosovës. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se partia e tij nuk do ta votojë Sejdiun, ndërsa tha se kandidati për kreun e shtetit “fillimin nuk e ka të mirë”.

“Nuk ka ndryshim të qëndrimit. Qëndrimi i PDK-së është i qartë, nuk jemi pjesë e marrëveshjes dhe nuk e votojmë zotërinë Sejdiu për president”, tha Hamza.

Ai shtoi se deri tani nuk ka pasur asnjë komunikim me Sejdiun dhe se, nëse zgjidhet president, ai duhet të jetë figurë unifikuese.

Reklame

“Asnjë komunikim. Asnjë diskutim nuk ka. Ai, nëse zgjidhet, duhet të luajë rolin e presidentit unifikues. Fillimet nuk janë të mira”, u shpreh kreu i PDK-së.

Bekim Sejdiu u propozua si kandidat i përbashkët për president nga LVV-ja dhe LDK-ja pas marrëveshjes së arritur më 31 gusht, në një përpjekje për t’i dhënë fund ngërçit politik që ka mbajtur të bllokuar krijimin e institucioneve të reja në Kosovë pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Megjithatë, rruga e Sejdiut nuk duket e lehtë. Përveç refuzimit të PDK-së, kundër kandidaturës së tij është shprehur publikisht edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, një prej figurave të LDK-së.

Lexo edhe

Propozohet për president/ Kush është Bekim Sejdiu? Diplomati që ndërtoi ambasadat e para të Kosovës

Bekim Sejdiu pranon kandidaturën për President të Kosovës: Do të shërbej me devotshmëri

Reklame