“Sokrat, vëlla, jemi këtu!”– Momenti kur 10 të ndaluarit për vrasjen e portugezit paraqiten në gjykatë

Dhjetë personat e ndaluar për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luís Miguel Varela Mendes në Ksamil janë paraqitur në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë.

Mes të ndaluarve ndodhet edhe Sokrat Vata, i dyshuar si personi kryesor në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Në momentin kur Vata zbret nga automjeti i Policisë së Shtetit, familjarët e tij ndodhen pranë gjykatës në mbështetje të tij. Në video dëgjohet një grua teksa e thërret: “Sokrat, vëlla, jemi këtu!”

Vata futet në ambientet e gjykatës së bashku me të ndaluarit e tjerë, ndërsa pritet vendimi për masat e sigurisë ndaj tyre.

20-vjeçari portugez humbi jetën pasi u godit me thikë pas një konflikti në Ksamil. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive vijojnë.

Videoja sjell momentin e mbërritjes së 10 të ndaluarve në gjykatë dhe reagimin e familjarëve të Sokrat Vatës.

 

Lexo edhe
Miqtë e portugezit tregojnë si nisi sherri në Ksamil/ 20-vjeçari, “po mbronte një vajzë”

Vrasja në Ksamil/ Mediat portugeze: Trupi i pajetë i Luís Mendes do t’i nënshtrohet autopsisë në Shqipëri

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version