Parashikimi i motit 19 gusht/ Mot i qëndrueshëm dhe me diell

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se moti sot parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura në relievet kodrinore malore, por prezente deri pasdite.

Më pas gradualisht do të ketë shpërbërje e vranësirave dhe mbizotërim të motit të kthjellët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 7-9 m/s.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor. Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

Horoskopi, 19 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version