Balla reagon pas vrasjes së turistit në Ksamil: “Nuk është në traditën e shqiptarit”

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas vrasjes së turistit portugez në Ksamil, ngjarje për të cilën është arrestuar 29-vjeçari Sokrat Vata, i dyshuar si autor i krimit.

Balla ka vlerësuar ndërhyrjen e Policisë së Shtetit, e cila arriti të kapte të dyshuarin vetëm pak orë pas ngjarjes. Në reagimin e tij, deputeti socialist thekson se vrasja e një turisti të huaj nuk përputhet me traditën e mikpritjes shqiptare.

“Policia ka arritur të ndalojë në kohë rekord autorin e një krimi tepër të rëndë në Ksamil. Humbja e jetës së një turisti të huaj nuk është në traditën e shqiptarit. Ata vijnë në Shqipëri në besën dhe mikpritjen e shqiptarit. Drejtësia duhet të bëjë detyrën dhe shembullin”, shkruan Balla.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 18 gushtit në Ksamil, ku turisti portugez Luis Miguel Varela Mendes humbi jetën pasi dyshohet se u godit me thikë pas një konflikti. Autoritetet kanë vijuar hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe motivin e ngjarjes. Raportimet e fundit konfirmojnë gjithashtu se viktima ishte portugez dhe jo francez, siç ishte raportuar fillimisht.

Lexo edhe:

Vrasja në Ksamil/ “Principotes” në emër të një 71-vjeçareje, pasuria dhe e kaluara e Bekim Bulicës nën lupën e hetimeve

Vrasja e francezit në Ksamil/ Sokrat Vata kapet në Levan, ishte fshehur në bagazhin e një makine

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version