Përplasja Tiranë-Beograd, vjen edhe reagimi i Vuçiç: Nuk e di ç’lidhjeje ka Ibri me Shqipërinë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk ka vonuar dhe ka reaguar pas përplasjes diplomatike mes Tiranës dhe Beogradit, të nxitur nga deklaratat e tij për mundësinë e devijimit të rrjedhës së lumit Ibër.

Në një prononcim për RTS, Vuçiç e cilësoi projektin si një çështje të brendshme të Serbisë, ndërsa vuri në pikëpyetje përfshirjen e Shqipërisë në debat.

Nuk e di se çfarë lidhjeje ka Ibri me Shqipërinë”, deklaroi Vuçiç.

Ai shtoi se “terrori po kryhet së bashku me organet e bashkësisë ndërkombëtare për të minuar çdo ditë institucionet e Serbisë në Kosovë dhe për të forcuar institucionet që nuk kanë lidhje me të drejtën ndërkombëtare dhe nuk janë themeluar në përputhje me normat e së drejtës publike ndërkombëtare”.

Përplasja mes Tiranës dhe Beogradit për Ibrin vjen vetëm pak ditë pasi dy vendet sinjalizuan përparim në negociatat për hapjen e zyrave konsullore në Shkodër dhe Bujanoc.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version