Tensione dhe përplasje janë shënuar në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Deputetja e AAK-së, Time Kadria, dyshohet se ka qëlluar me vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas debateve për shtyrjen e seancës.
Incidenti ka shkaktuar kaos dhe tensione në sallën e Kuvendit, ndërsa situata është përshkallëzuar mes deputetëve.
Përplasja ndodhi gjatë zhvillimeve të seancës konstituive, ku vijojnë debatet politike lidhur me procedurat për formimin e institucioneve të reja.
Ngjarja është shoqëruar me reagime të forta nga deputetët, ndërsa pritet të ketë më shumë detaje për zhvillimet në Kuvend.
Lexo edhe:
Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde për Kosovën
Ndërpritet konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Kurti kërkon kohë për marrëveshje mbi presidentin







