Viktima e vrasjes së ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14 në Korçë është identifikuar si Johan Zuko, rreth 20 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, Zuko, i cili ishte pjesë e Forcave të Armatosura, dyshohet se është ndjekur nga autori përpara se të qëllohej me armë zjarri.

Reklame

Burimet bëjnë me dije se viktima nuk ishte banor i zonës ku ndodhi ngjarja dhe dyshohet se, në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes, është futur në një pallat.

Megjithatë, autori dyshohet se ka arritur ta gjejë brenda ambienteve të pallatit dhe e ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen.

Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja dhe vijon të jetë në kërkim nga Policia.

Në zonë ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për mbledhjen e provave, dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e motivit të vrasjes.

Hetuesit po verifikojnë edhe dinamikën e ndjekjes dhe lëvizjet e viktimës dhe autorit përpara momentit të krimit.

Informacionet janë paraprake dhe priten të dhëna të tjera zyrtare për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Lexo edhe:

Korçë/ Transportonin 28 shtetas afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohen dy persona

Ngjarje e rëndë në Korçë, dyshohet se 20-vjeçari u qëllua me armë

Reklame