Zjarri që ka përfshirë zonën pyjore të Qafë-Mollës, në Njësinë Administrative Zall-Bastar, Bashkia Tiranë, vijon të jetë aktiv prej 10 ditësh, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqen pyjore.

Sipas të dhënave paraprake, flakët kanë përfshirë rreth 8 hektarë pyje, kryesisht me lisa dhe dushqe, ndërsa ndërhyrja për shuarjen e zjarrit vijon ende.

Reklame

Terreni i thepisur malor dhe vështirësitë e aksesit kanë penguar futjen e mjeteve zjarrfikëse në zonën e prekur. Për këtë arsye, në operacionin e shuarjes është angazhuar edhe një helikopter, i cili po ndërhyn nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve.

Në terren po punojnë punonjës të Njësisë Administrative Zall-Bastar, të mbështetur edhe nga banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në përpjekjet për izolimin e vatrave të zjarrit.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa pritet të përcaktohen edhe shkaqet e rënies së zjarrit pas përfundimit të ndërhyrjeve.

Lexo edhe:

Pse rriten zjarret gjatë verës? Shkaqet kryesore dhe si mund të parandalohen

Zjarret në Delvinë dhe Finiq nën kontroll, ministri i Mbrojtjes: Mirënjohje për Forcat e Armatosura dhe zjarrfikësit

Reklame