Një ngjarje e pazakontë është denoncuar në Vlorë, ku pronari i një pike këmbimi valutor pretendon se një punonjëse e sapopunësuar është larguar duke marrë me vete 5 mijë euro nga arka.

Sipas kallëzimit të bërë në Policinë e Vlorës, e reja kishte nisur punën vetëm një ditë më parë në exchange. Pronari pretendon se pasi ka marrë shumën prej 5 mijë eurosh, ajo është larguar nga ambientet e biznesit dhe nuk është kthyer më.

Reklame

Menjëherë pas konstatimit të mungesës së parave, pronari ka njoftuar policinë, e cila ka nisur verifikimet dhe hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar rastin.

Ndërkohë, pronari i pikës së këmbimit valutor i ka bërë apel ish-punonjëses që të kthejë shumën e marrë, me qëllim që çështja të zgjidhet pa pasoja të mëtejshme ligjore.

Autoritetet pritet të sqarojnë në vijim dinamikën e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësitë ligjore.

Lexo edhe:

Protesta e 19-të në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrise: “Rama ik” dhe “Hajdutë, tradhtarë”

Tiranë/ 40 mijë paund zhduken në pak sekonda, zbulohet truku i hajdutes

Reklame