Biznesmeni Rrok Gjoka, pronar i kompanisë “Gjoka Konstruksion”, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Gjoka ka mbërritur në SPAK rreth orës 09:30, ndërsa është larguar nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 13:00, pas afro tre orësh qëndrimi.
Deri në këto momente nuk janë bërë publike detaje lidhur me arsyen e thirrjes së biznesmenit apo çështjen për të cilën ai është paraqitur para prokurorëve të SPAK.
Pritet që në vijim të zbardhen më shumë të dhëna mbi natyrën e takimit dhe nëse paraqitja e tij lidhet me ndonjë procedim konkret që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme.
Kompania “Gjoka Konstruksion” është një nga subjektet e njohura në sektorin e ndërtimit dhe infrastrukturës në Shqipëri, e cila ndër vite ka fituar kontrata për disa projekte të rëndësishme publike.
Lexo edhe:
GJKKO rikthen për hetim çështjen ndaj gjyqtares Irena Gjoka, rrëzohet kërkesa e SPAK për pushim
Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO për vrasjen e Gjin Ndojit: “Po gjykohem mbi thashetheme, jo prova”








