Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga operacionet kundër zjarreve, duke bërë me dije se avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin gjatë muajit gusht, në kuadër të forcimit të kapaciteteve për përballimin e situatave emergjente.

Në reagimin e tij, Rama vlerësoi angazhimin e forcave në terren dhe theksoi se vendi është më i përgatitur se më parë për përballimin e vatrave të zjarrit, por paralajmëroi edhe për rrezikun e situatave ekstreme.

Reklame

“Avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin si forcë e shtuar e këtij gushti sfidues, i cili na gjen më të fortë e të përgatitur se asnjëherë më parë, por edhe plotësisht të vetëdijshëm për largqoftë rrezikun e përshkallëzimeve ekstreme të zjarreve përtej fuqive tona, siç po ndodh në disa vende të mëdha të Europës aktualisht”, shkroi Rama.

Kreu i qeverisë shprehu gjithashtu mirënjohje për efektivët dhe të gjitha strukturat e angazhuara në luftën kundër zjarreve.

“Respekt dhe mirënjohje për të gjitha forcat tona në terren”, u shpreh Rama.

Gjatë ditëve të fundit, disa zona në vend janë përfshirë nga vatra zjarri, duke kërkuar angazhimin e forcave zjarrfikëse, Forcave të Armatosura, strukturave të emergjencave civile dhe mjeteve ajrore për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Lexo edhe:

Zjarri masiv në Mallakastër, evakuohen 15 familje në fshatin Riban

Zjarri në Qafë-Mollë vijon prej 10 ditësh, digjen rreth 8 hektarë pyje në Zall-Bastar

Reklame