Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar gjatë mesnatës në aksin nacional Korçë–Maliq, pranë fshatit Vlocisht, ku si pasojë një i ri ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, viktima udhëtonte i vetëm me një automjet tip “Benz”, i cili dyshohet se ka dalë nga një rrugë rurale për t’u futur në aksin kryesor. Në ato momente, automjeti është goditur nga pas nga një mjet tip “Audi”, duke shkaktuar një përplasje të fuqishme.

Reklame

Si pasojë e goditjes, automjeti “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor, duke u dëmtuar rëndë. Drejtuesi i tij, një i ri nga Korça, ka humbur jetën në vendngjarje.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë edhe një pasagjer që udhëtonte në automjetin “Audi”. Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore dhe këqyrjen e vendit të aksidentit për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.

Lexo edhe:

Aksident në Fushë-Krujë, plagoset një person

Reklame