Një protestues është shoqëruar nga Policia e Shtetit gjatë protestës së zhvilluar sot.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, efektivët e policisë kanë ndërhyrë për të shoqëruar protestuesin drejt komisariatit.

Reklame

Gjatë momentit të shoqërimit, protestuesi ka kundërshtuar veprimin e policisë. Ai është dëgjuar duke thënë: “Mos më kapni, nuk bëra gjë”.

Në pamje shihet se protestuesi merret me forcë nga efektivët dhe largohet nga zona e protestës.

Nuk dihen ende arsyet e sakta të shoqërimit të tij. Po ashtu, nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit për rrethanat e incidentit.

Ngjarja ka ndodhur në kuadër të protestës qytetare, ku situata është shoqëruar me tensione dhe prani të shtuar të forcave të policisë.

Lexo edhe:

Protesta para Kuvendit, Berisha kërkon vetëshpërndarjen e Parlamentit

Parlamenti rrethohet me barriera metalike, policia shton masat e sigurisë para protestës

Reklame