Është mbledhur sërish në seancë Kuvendi i Shqipërisë.

Në qendër të diskutimeve është marrëveshja e huasë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Huaja do të përdoret për financimin e fushës së mbrojtjes.

Reklame

Seanca ka nisur pa praninë e medias në sallë. Ndërkohë, procesi i votimit do të jetë publik.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë braktisur seancën. Opozita kishte paralajmëruar më herët se nuk do të merrte pjesë në punime.

Në sallë janë të pranishëm deputetët e partive të reja opozitare. Ata po ndjekin zhvillimin e seancës plenare.

Marrëveshja parashikon një hua prej 302 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara.

Fondet synohet të përdoren për financimin e pajisjeve ushtarake. Ato do të shërbejnë edhe për forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes së Shqipërisë.

Opozita kundërshton procedurën e miratimit

Shqyrtimi i marrëveshjes është shoqëruar me përplasje politike.

Partia Demokratike ka kundërshtuar procedurën e përshpejtuar të ndjekur nga mazhoranca.

Opozita kërkon që deputetët të kenë më shumë kohë për t’u njohur me përmbajtjen e marrëveshjes.

Mazhoranca ka vijuar procedurat për shqyrtimin dhe miratimin e saj në Kuvend.

Debati pritet të vijojë gjatë seancës së sotme plenare.

Lexoni edhe:

Ndodh edhe kjo! Tension në Kuvend, Agron Shehaj merr kopjen e marrëveshjes dhe largohet me vrap

Parlamenti rrethohet me barriera metalike, policia shton masat e sigurisë para protestës

Reklame