Një 54-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë në Lezhë, pasi dyshohet se në Spitalin Rajonal të Lezhës i ka rënë nga çanta një armë zjarri, duke shkaktuar një shkrepje të pavullnetshme.
Sipas Policisë, shtetasi me inicialet G. N. kishte shkuar në spital për të marrë mjekim për shkak të problemeve shëndetësore.
Gjatë qëndrimit në ambientet e spitalit, dyshohet se nga çanta e tij e krahut ka rënë një armë zjarri, e dyshuar pistoletë. Rënia e armës ka shkaktuar një shkrepje të pavullnetshme.
Në kërkim djali 18-vjeçar
Në vijim të veprimeve hetimore, Policia ka shpallur në kërkim djalin 18-vjeçar të 54-vjeçarit.
I riu dyshohet se ka fshehur armën e zjarrit, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës.
Ndërkohë, arma vijon të jetë pjesë e hetimeve për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Procedohet edhe një punonjës i spitalit
Në kuadër të hetimeve është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe një punonjës i Spitalit Rajonal të Lezhës.
Bëhet fjalë për shtetasin A. V., 54 vjeç, me detyrë punonjës IT.
Sipas Policisë, ai dyshohet se ka kryer veprime që kanë penguar zbulimin e së vërtetës.
Hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit dhe për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësive të personave të përfshirë.
Lexo edhe:








