Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar i cilësoi protestuesit si “terroristë”.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha ka kundërshtuar deklaratën e kryeministrit. Ai ka akuzuar autoritetet për dhunë ndaj qytetarëve që, sipas tij, shoqërojnë fëmijët me aftësi ndryshe.
“Terroristë janë ata që sulmojnë si bisha qytetarët që shoqërojnë fëmijët me aftësi ndryshe. Ndiqeni sipas dëshirës videon!”, shkruan Berisha.
Reagimi i kreut të PD-së vjen në një klimë të tensionuar politike. Përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës janë shoqëruar me protesta të vazhdueshme dhe akuza të ndërsjella për dhunë dhe përgjegjësi politike.
Berisha ka publikuar gjithashtu një video, duke ua lënë ndjekësve vlerësimin e pamjeve të përfshira në të.
Berisha: Rama nuk shpëton më, varrosi reformën territoriale të mbështetur nga ndërkombëtarët






