Berisha nga Brukseli: Shqipëria është narko-shtet, propozoj grup ndërkombëtar kundër karteleve të drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së, organizatës më të madhe politike të qendrës së djathtë në botë, ku ai ushtron detyrën e zëvendëspresidentit.

Gjatë fjalës së mbajtur në Bruksel, Berisha propozoi ngritjen e një grupi të posaçëm pune që do të merrej me kartelet e drogës, narko-shtetet dhe lidhjet e tyre me pushtetin, duke argumentuar se këto fenomene përbëjnë një rrezik jo vetëm për vendet përkatëse, por edhe për rajonin dhe më gjerë.

Lideri i opozitës e cilësoi Shqipërinë si një “narko-shtet”, duke akuzuar qeverinë se kontrollohet nga organizata kriminale dhe se vendi nuk zhvillon më zgjedhje të lira, por vetëm “farsa elektorale”.

Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se zhvlerësimi i euros në Shqipëri gjatë dekadës së fundit lidhet me ekonominë informale dhe aktivitetet kriminale, ndërsa pretendoi se vendi është eksportuesi më i madh i kanabisit në Evropë dhe se kartelet shqiptare të drogës kontrollojnë një pjesë të rëndësishme të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës.

Ai gjithashtu pretendoi se portet shqiptare kontrollohen nga kartelet e drogës dhe se prej vitesh nuk është sekuestruar asnjë sasi droge në to. Sipas Berishës, grupet kriminale kanë ndikim edhe në sektorin e ndërtimit dhe në projektet turistike përgjatë bregdetit.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së iu referua edhe një botimi të titulluar “Libri i Kuq, Dosjet Sekrete të Shqipërisë”, për të cilin tha se përmban qindra projekte zhvillimore në zonat më të bukura të vendit, të realizuara pa dijeninë e publikut.

Në përfundim, Berisha u bëri thirrje organizatave të qendrës së djathtë që të krijojnë një mekanizëm të posaçëm për monitorimin e karteleve të drogës dhe narko-shteteve, duke theksuar se sipas tij ky fenomen përbën një kërcënim ndërkombëtar.

Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës, brigjet po shpopullohen pasi tokat po ua marrin kriminelët

Berisha: Kryengritja paqësore po gjen mbështetje ndërkombëtare. PD do dorëzojë padi për Librin e Kuq të Ramës

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version