Rama zbulon prapaskenat e koncertit të Kanye West: Shteti ndërhyri me 4 mln € për të mos turpëruar Shqipërinë

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat e opozitës dhe aktivistëve politikë se qeveria shqiptare ka shpenzuar 50 milionë euro për organizimin e koncertit të artistit ndërkombëtar Kanye West.

Rama e cilësoi këtë pretendim si një “gënjeshtër me bisht” dhe sqaroi se shteti fillimisht nuk kishte asnjë angazhim financiar, pasi aktiviteti është tërësisht privat dhe bazohet te sponsorat e shitja e biletave.

Megjithatë, kreu i qeverisë pranoi se ekzekutivi u detyrua të ndërhyjë me një fond prej 4 milionë eurosh për të shmangur anulimin e koncertit dhe “turpërimin e Shqipërisë” përpara dhjetëra mijëra vizitorëve të huaj.

Sipas tij, ky investim do t’i kthehet shumëfish ekonomisë së kryeqytetit përmes turizmit dhe reklamimit global.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version