Dita e 29 e protestës në Tiranë, qytetarët rikthehen para Kryeministrisë

Ka nisur mbrëmjen e sotme protesta e 29-të qytetare para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku dhjetëra qytetarë janë mbledhur për të kërkuar largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit vijojnë mobilizimin e tyre të përditshëm, duke e cilësuar protestën si një lëvizje qytetare që synon ndryshim politik dhe mbajtjen e përgjegjësive për qeverisjen e vendit. Në tubimin e zhvilluar përpara Kryeministrisë janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit kanë kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit.

Sipas organizatorëve, protesta do të vazhdojë çdo ditë deri në realizimin e kërkesave të tyre, të cilat përfshijnë largimin e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Tubimi është zhvilluar nën monitorimin e forcave të policisë, ndërsa deri tani nuk raportohen incidente. Protestuesit kanë qëndruar përpara godinës së Kryeministrisë duke mbajtur pankarta dhe duke përsëritur thirrjet e tyre kundër qeverisë.

Kjo është dita e 29-të radhazi e protestave qytetare në Tiranë, të cilat prej javësh zhvillohen përpara Kryeministrisë dhe në pika të ndryshme të kryeqytetit.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version