Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Unazën e Madhe të Tiranë, në segmentin verior pranë ndarjes së rrugës për Paskuqan.
Sipas të dhënave paraprake, në ngjarje janë përfshirë tre automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta.
Dyshohet se nga aksidenti ka mbetur një person i plagosur, ndërsa nuk ka ende informacion zyrtar për gjendjen e tij shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupet e emergjencës, të cilat po punojnë për normalizimin e qarkullimit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shkaqet e përplasjes mbeten ende të panjohura, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet.






