Moti për ditën e enjte, i qëndrueshëm dhe me kthjellime

Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Gjatë pjesës më të madhe të ditës priten kthjellime në pothuajse të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës dhe pasdites do të ketë kalime vranësirash, kryesisht në zonat malore të lindjes.

Në disa zona malore në lindje dhe jug të vendit parashikohen reshje të dobëta dhe lokale shiu.

Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa në bregdet dhe në zonat luginore herë pas here pritet të arrijë deri në 8 m/s.

Deti Adriatik dhe ai Jon do të paraqiten të qetë, me valëzim të ulët, nga 1 deri në 2 ballë.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version