Këtë të premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare, të cilat hera-herës do të jenë deri mesatare.
Reshjet e shiut pritet të shfaqen nga orët e mesditës deri në pasdite, me intensitet të ulët, kryesisht në zonat kodrinore dhe malore të vendit. Pas pasdites, reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore do të arrijë deri në 17 m/s.
Ndërkohë, valëzimi në detin Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë i forcës 2 deri në 4 ballë.






