Kontrolle të befasishme në burgun e Vlorës, gjendet i fshehur një iPhone në dyshek

Kontrolle të befasishme janë zhvilluar në burgun e Vlorës, ku autoritetet kanë evidentuar një rast të posedimit të sendeve të ndaluara brenda institucionit penitenciar.

Sipas informacionit zyrtar, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e brendshme të katit të dytë, është konstatuar dhe sekuestruar një aparat celular tip “iPhone”, i cili ishte fshehur brenda një dysheku.

Në lidhje me rastin janë kryer të gjitha veprimet proceduriale përkatëse, ndërsa është mbajtur procesverbal për bllokimin dhe sekuestrimin e sendit të ndaluar.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklaron se mbetet e angazhuar në forcimin e masave të sigurisë në institucionet penitenciare, si dhe në goditjen e çdo paligjshmërie brenda sistemit të burgjeve.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version