Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit.
Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, kryesisht në zonat veriore dhe qendrore, me intensitet të ulët dhe karakter lokal. Në orët e mesditës deri në mbrëmje, reshjet pritet të përfshijnë kryesisht qendrën dhe jugun e vendit, ku lokalisht do të shoqërohen edhe me shtrëngata shiu.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina pritet të fitojë forcë deri në 14 m/s, duke sjellë herë pas here edhe valëzim të shtuar në det.






