Trump optimist për fundin e konfliktit: Irani mund të na telefonojë për negociata

Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani mund të kontaktojë drejtpërdrejt Washingtonin nëse dëshiron të negociojë përfundimin e konfliktit mes dy vendeve.

Në një intervistë telefonike për emisionin The Sunday BriefingFox News, Trump u shpreh se kanalet e komunikimit mbeten të hapura dhe funksionale. “Nëse duan të flasin, mund të vijnë tek ne ose të na telefonojnë. Ka një telefon dhe kemi linja të mira dhe të sigurta”, tha ai.

Presidenti amerikan u shfaq optimist për një përfundim të shpejtë të konfliktit, duke theksuar se SHBA do të dalë fituese. Ai shtoi se disa nga përfaqësuesit iranianë me të cilët po zhvillohen kontakte janë “shumë të arsyeshëm”, ndërsa të tjerë jo, duke shpresuar që Teherani “do të sillet me zgjuarsi”.

Në të njëjtën intervistë, Trump kritikoi aleatët perëndimorë, veçanërisht NATO, për mungesë mbështetjeje ndaj SHBA-së në raport me çështjen e Iranit.

Deklaratat e Trump vijnë në një moment tensionesh të larta ndërkombëtare, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë hapa konkretë drejt negociatave mes palëve.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version