Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 nga 11 personat e arrestuar gjatë protestës së 17 prillit, të organizuar nga Partia Demokratike.
Në burg janë lënë:
Klement Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvel Tocilla dhe Semi Bici.
Ndërkohë, për 6 të arrestuarit e tjerë – Igball Domi, Gentjan Tuga, Edison Shyti, Bardhyl Ndou, Sokol Bajraktari dhe Ernest Kapo – gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitje”.
Të gjithë personat e përfshirë në këtë procedim penal akuzohen për një sërë veprash, mes tyre: “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrim i pronës me zjarr”, “Kundërshtim i punonjësit të rendit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e mjeteve të rrezikshme”.
Vendimi vjen pas tensioneve të shënuara gjatë protestës, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.






