Vrau me armë zjarri në Nikël Artur Çangun, del foto e autorit Eduart Afmataj

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Verjon, në Nikël të Fushë-Krujës, ku një 33-vjeçar ka vrarë me armë zjarri një 48-vjeçar.

Sipas informacioneve, autori i dyshuar është Eduart Afmataj, i cili dyshohet se ka qëlluar për vdekje Artur Çangun. Burime bëjnë me dije se Afmataj kishte lidhje familjare me viktimën, pasi ishte dhëndër në fisin e tij.

Ky ne foto eshte  autori i dyshuar.

Nga të dhënat paraprake mësohet se ngjarja mund të ketë ndodhur pas një konflikti mes autorit dhe fëmijëve të viktimës për çështje pronash, megjithatë ky motiv mbetet ende i pakonfirmuar zyrtarisht.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për dokumentimin ligjor të kësaj vrasjeje të rëndë.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version