Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Fushë-Krujë, ku një person u vra me armë zjarri pas një konflikti.
Sipas burimeve, autori i dyshuar i krimit është Eduart Afmataj, i cili dyshohet se ka qëlluar me çifte kunatin e tij, Artur Cangun, duke i shkaktuar vdekjen.
Mësohet se pas ngjarjes, policia ka ndërhyrë menjëherë dhe po punon per arrestimin e autorit të dyshuar.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj vrasjeje, që dyshohet të ketë ardhur pas konflikteve të mëparshme mes palëve.






