Trafikonte drogë me skuter, arrestohet shqiptari në Itali! I gjenden mbi gjysmë kilogramë kokainë

Gjatë operacioneve për të luftuar shpërndarjen e drogës, policia italiane vuri re lëvizjet e dyshimta të një të riu shqiptar në zonën e Miramare, veçanërisht përgjatë bregdetit.

26-vjeçarit gjatë një kontrolli të parë iu gjetën gjashtë doza kokaine në xhepa, si dhe një shumë e konsiderueshme parash.

Hetimi u zgjerua në apartamentin e tij, ku policia gjeti katër blloqe kokaine të vulosura me nxehtësi dhe 15 pako të tjera me të njëjtën lëndë narkotike, me një peshë totale prej 500 gramësh.

Përveç kësaj, u sekuestruan edhe 2400 euro, të dyshuara si të ardhura nga shitjet e mëparshme, si dhe materiale për paketimin e dozave.

26-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në zyrat e policisë në Piazzale Bornaccini, ku u konstatua se jetonte ilegalisht në Itali.

Pas procedurave të zakonshme, ai u transferua në burgun “Casetti” dhe është në dispozicion të gjyqësorit për veprimet e mëtejshme ligjore.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version