Kryemadhi paraqitet në SPAK rendit 5 ngjarjet e ditës: Unë jam e para …

Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje. Para hyrjes në ndërtesën e Prokurorisë së Posaçme, Kryemadhi ka shkëmbyer batuta me gazetarët.

“Si është sot? Gjyqi im, imuniteti i Belindës, protesta e opozitës, iftari i kryeministrit dhe filmi im. Unë e kam fiksuar datën e para, të gjithë këta të tjerët pas meje. S’të lënë rehat! Super kopjaca!” deklaroi Kryemadhi.

Në të njëjtin proces gjyqësor me Ilir Metën, ish‑bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi po hetohet gjithashtu nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ajo është lënë me masë sigurie “detyrim paraqitjeje”.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version