Pa Vetëvendosjen në tryezë, Osmani konsulton opozitën për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim konsultativ me krerët e partive opozitare, ndërsa në tryezë mungoi lideri i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.

Takimi, i cili u zhvillua në Presidencë, kishte në fokus konsultimin për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme pas zhvillimeve të fundit politike në vend.

Megjithatë, takimi zgjati vetëm pak minuta dhe përfundoi pa diskutime të gjata mes palëve.

Pas daljes nga takimi, përfaqësuesit e partive opozitare deklaruan se e konsiderojnë të drejtë dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës.

Ata theksuan gjithashtu se janë të gatshëm të pranojnë cilëndo datë që presidentja do të vendosë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Megjithatë, pavarësisht mbështetjes politike për vendimin e saj, asnjë prej partive opozitare nuk u angazhua për të siguruar 30 nënshkrimet e nevojshme për garën për kreun e ri të shtetit.

Kështu, ndërsa opozita shprehu mbështetje për hapat institucionalë të presidentes, mbetet ende e paqartë nëse do të ketë një konsensus politik për proceset e ardhshme që lidhen me zgjedhjen e kreut të shtetit dhe zhvillimin e zgjedhjeve.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version