Dhunë ndaj zyrtarit të IKMT/ Shpallet në kërkim Klesti Çela, kunati i Ergys Agasit

Policia ka shpallur në kërkim Klesti Çelën, i identifikuar si kunati i Ergys Agasit, pas sherrit të regjistruar në ambientet e Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Sipas burimeve zyrtare, Çela dyshohet se ka qenë një nga personat që ka ushtruar dhunë ndaj Fatmir Metës, zyrtar në IKMT, gjatë konfliktit të ndodhur brenda institucionit.

Në vijim të hetimeve, policia ka identifikuar edhe tre persona të tjerë të përfshirë në ngjarje, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në dhunimin e Metës. Autoritetet po punojnë për kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Ngjarja ka shkaktuar reagime, ndërsa pritet që Prokuroria të ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore ndaj personave të përfshirë.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version