Pas protestës me tensione, Berisha thirrje forcave opozitare: Të ngrihemi kundër narkoregjimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë sërish thirrje për bashkimin e forcave opozitare dhe qytetarëve, duke i ftuar ata, sipas tij, të bashkohen kundër “narkoregjimit të Edi Ramës”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha thekson se thirrja e tij nuk vjen në cilësinë e liderit të partisë më të madhe opozitare, por si qytetar.

“Le të bashkohemi. Thirrja ime është për çdo forcë opozitare, për çdo opozitar të këtij regjimi, për çdo qytetar të këtij vendi. U bëj thirrje jo si lider i partisë më të madhe opozitare, por si qytetar, si shqiptari-shqiptarit!”, shprehet Berisha.

Deklarata e tij vjen një ditë pas protestës kombëtare të organizuar nga Partia Demokratike më 10 shkurt para Kryeministrisë, ku u regjistruan tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Berisha ka bërë edhe më herët thirrje për bashkim të opozitës, por deri më tani nuk ka pasur një përgjigje pozitive nga forcat e tjera opozitare për një front të përbashkët kundër mazhorancës.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version