E rëndë në Fier/ Mësuesi 55-vjeçar bie nga kati i gjashtë, shpëtohet në çastet e fundit, shkaqet

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar pak më parë në lagjen “15 Tetori” në qytetin e Fierit, ku një burrë rreth 55 vjeç, me profesion mësues i gjuhës angleze, ka vënë në rrezik serioz jetën brenda banesës së tij.

Sipas informacioneve paraprake, 55-vjeçari ndodhej në apartament së bashku me bashkëshorten, kur për rrethana ende të paqarta ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit. Ai ka mbetur i varur në pjesën e jashtme të ndërtesës, duke krijuar një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme që zgjati disa minuta dhe shkaktoi panik te banorët e zonës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse, të cilat falë ndërhyrjes së shpejtë kanë bërë të mundur shpëtimin e 55-vjeçarit. Paralelisht, forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, duke siguruar perimetrin dhe duke ndjekur procedurat standarde.

I lënduari është transportuar me urgjencë nga autoambulanca e shërbimit 127 drejt Urgjencës Kirurgjikale të Spitalit të Përgjithshëm të Fierit. Burime spitalore bëjnë me dije se ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, forcat e policisë janë paraqitur edhe në ambientet e spitalit për të vijuar veprimet hetimore. Mësohet se 55-vjeçari është baba i dy djemve që jetojnë në Tiranë, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende nën hetim nga autoritetet kompetente.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version