Rinas/ 240 mijë euro në valixhe! Kapet në aeroport 36-vjeçari nga Kruja

Një 36-vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, me 240 mijë euro të padeklaruara.

Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi me inicialet G. S., banues në Krujë, u ndalua gjatë kontrollit në vijën e dytë, ku iu gjet shuma prej 240 000 eurosh, të cilat ai synonte t’i fuste në vend pa i deklaruar, në kundërshtim me ligjin.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Autoritetet doganore dhe policore vijojnë kontrollet e shtuara për parandalimin e rasteve të fshehjes së parave dhe veprimtarive të paligjshme në pikën kufitare ajrore.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version