Serbia turpërohet në shtëpi! Letonia e sheh veten në avantazh për pjesën e parë

Serbia po mposhtet në shtëpi përballë Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, në grupin K ku ndodhet edhe Shqipëria. Edhe pse serbët i kanë “larë duart” me Botërorin, edhe tani po mposhten.

Letonezët kanë gjetur rrugën e rrjetës në Leskovc, me anë të Gurkovskis. Një aksion perfekt nga Letonia, me topin që shkoi në fundin e rrjetës, në minutën e 12-të të sfidës, duke shtangur serbët.

Tifozët serbë duke qenë se kanë humbur besimin te kombëtarja e tyre kanë preferuar të mos ta ndjekin në stadium.

Stadiumi i Leskovacit duket pothuajse i boshatisur për sfidën me Letoninë

Megjithatë, edhe nëse Serbia mposhtet nuk lëviz nga vendi i katërt. Pra, rezultati nuk ndryshon fatet e tyre, për ta ndjekur Botërorin 2026, nga “televizori”.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version