Tirana është veshur kuqezi! Mijëra tifozë të Kombëtares janë tubuar përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të përkrahur ekipin kombëtar para ndeshjes miqësore luksi kundër Anglisë.
Me qeleshe, këngë dhe valle patriotike, atmosfera është festive, ndërsa ora 18:00 shënon fillimin e duelit në “Air Albania”. Pavarësisht se të dyja skuadrat kanë arritur objektivat e tyre, ndeshja pritet të shndërrohet në një festë kuqezi, plot emocion dhe krenari kombëtare.





