Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula komentoi ditën e sotme situatën brenda Partisë Demokratike, duke shprehur shqetësim për humbjet e vazhdueshme të saj dhe mungesën e dorëheqjeve nga krerët e saj.
Sula e cilësoi të ardhmen e PD-së si “tragjike” dhe me ironi sugjeroi krijimin e një “Ushtrie Çlirimtare të Demokratëve” për të shpëtuar partinë nga drejtuesit aktualë.
“Mazhoranca përdor të gjitha mjetet për të mbajtur pushtetin, po ku je ti? Nëse i demoralizon dhe nuk ngjall shpresë, duhet të kesh kartën e moralitetit. E shoh tragjike të ardhmen e PD-së. Që nga 21 prilli 2008 ka filluar rënia e PD. Ne fitonim mandatet për figurat e forta politike që kishte e djathta. Çfarë figurash ke tani që ngjallin shpresë?” – tha Sula në A2CNN.
Komentet e tij vijnë në një moment kur partia përballet me sfida të brendshme dhe humbje të konsiderueshme në opinionin publik.






