Vrasja në Rinas/ Reagon policia e Krujës, gjenden 4 armë zjarri brenda automjetit të djegur (VIDEO)

Your browser does not support the video tag. https://tempull.com/wp-content/uploads/2025/11/WhatsApp-Video-2025-11-11-at-4.19.45-PM-1.mp4

Në reagimin zyrtar të Policisë së Krujës është bërë me dije se brenda në automjetin  e djegur në fshatin Halil, janë gjetur 4 armë zjarri, të dyshuara se janë përdorur në atentatin e Rinasit ditën e sotme.

POlicia e Krujës:

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas.

Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version