Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka finalizuar operacionin e koduar “Kufizimi”, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale.
Ngjarja lidhet me rrëmbimin dhe dhunimin fizik të një 27-vjeçari, me qëllim që ai t’u dorëzonte 5,000 euro pesë shtetasve të përfshirë.
Si rezultat i hetimeve:
Dy persona janë arrestuar: L. K., 24 vjeç, dhe A. N., 24 vjeç.
Tre të tjerë shpallen në kërkim: K. N., 23 vjeç, M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe.
Babai i një të arrestuari, 60-vjeçari A. K., është arrestuar gjithashtu, pasi iu gjet në banesë një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar:
1 armë zjarri pistoletë me municion
5000 euro (shuma e marrë nga viktima)
6 celularë
1 automjet
Hetimet tregojnë se 5 shtetasit kishin bashkëpunuar për të marrë paratë e viktimës dhe e kanë kanosur sërish atë për shuma të tjera.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Policia thekson se veprimet e shpejta dhe profesionale të saj kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve në kohë rekord.








