Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është parë sot krah për krah me kryeministrin Edi Rama gjatë promovimit të projektit “OSHEE Charge”, i cili synon karikimin e mjeteve elektrike dhe zhvillimin e transportit të qëndrueshëm.
Pas aktivitetit, Balluku dhe Rama kanë mbërritur së bashku në Kryeministri, duke shënuar kështu daljen e tyre të parë publike pas akuzave të ngritura nga SPAK ndaj Ballukut dhe procedimeve hetimore ndaj saj.
Reklame
Projekti “OSHEE Charge” është pjesë e strategjisë për të nxitur përdorimin e mjeteve elektrike dhe për të avancuar rrjetin e infrastrukturës së karikimit në vend.
Reklame








