Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ku dy automjete u përfshinë nga flakët.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:45 në lagjen “Isa Boletini”, ku një mjet tip Suzuki, në pronësi të shtetasit me iniciale K.B, u shkrumbua nga zjarri. Si pasojë, u dëmtua edhe një automjet tjetër i parkuar pranë tij, tip Audi.

Reklame

Forcat zjarrfikëse dhe policia intervenuan menjëherë, duke shuar flakët dhe shmangur dëme të tjera materiale.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e incidentit dhe shkaqet e mundshme të rënies së zjarrit. Një nga pistat që po verifikohet është ajo e zjarrvënies së qëllimshme, ndërsa janë sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth vendngjarjes.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e autorëve dhe shkakut të incidentit.

Reklame