Gazetari Osman Stafa ka bërë të ditur kushtet e vështira me të cilat përballen pacientët e prekur me kancer në Spitalin Onkologjik. Sipas Stafës, vetëm 19 poltronë janë në dispozicion për rreth 100 pacientë që bëjnë kimioterapi çdo ditë.
“Përfundojnë pacientët duke bërë kimioterapi në karrige, duke qëndruar aty nga 2 deri në 6 orë. Protokolli kërkon që kimioterapia të bëhet në poltronë, as në krevat jo. A është kjo një torturë?” – pyet Stafa.
Gazetari gjithashtu vë në pikëpyetje mungesën e investimeve: “Pse i torturojnë pacientët kur një poltron kushton 600–1000 euro? A nuk ka qeveria e Kryeministrit Edi Rama para për të blerë 100 poltronë?”
Denoncimi ka rikthyer vëmendjen tek nevojat e pacientëve me kancer dhe mungesa e infrastrukturës adekuate në spitalin Onkologjik.








