Pas  Tepelenes, ka nisur procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Beratit dhe atë të Vlorës.

Në Berat raportohet se numërimi ka nisur në KZAZ 67, e cila ka 44 kuti.

Reklame

Në garë për këtë bashki janë Ervin Ceca i PS-së dhe Pavlo Shkarpa, i pavarur, i mbështetur nga PD-ja.

Berati regjistroi një përqindje pjesëmarrjeje pak më shumë se 19%, shumë e ulët nga pritshmëritë.

Ndërsa në Vlorë raportohet se kutitë e votimit janë ndarë në katër KZAZ.

Vlora kishte numrin më të ulët të votuesve nga të gjitha bashkitë e tjera, me 12.54% pjesëmarrës.

Reklame